SHOKUESE/ Arrestohen 2 të rinjtë, abuzuan seksualisht me 13-vjeçarin

SHOKUESE/ Arrestohen 2 të rinjtë, abuzuan seksualisht me 13-vjeçarin

72
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku dy djem pasi kanë abuzuar seksualisht me një të mitur 13-vjeçar, e kanë kërcënuar me publikimin e një videoje duke i kërkuar para në këmbim.

Valter Hysja, 20 vjeç dhe Fatmir Haxhiu, 21-vjeç, kanë ftuar në banesën e tyre 13-vjeçarin për të luajtur me lojëra elektronike. Më tej, dy të rinjtë kanë abuzuar seksualisht me minorenin, të cilin e kanë filmuar gjatë aktit dhe më pas e kanë shantazhuar me shpërndarjen e kësaj përmbatjeje filmike në rrjetet sociale.

Sipas informacione të komukuara nga Policia, dy të rinjve iu është bashkuar dhe një 45-vjeçar, i identifikuar si shtetasi Bledar Matja. Ata në bashkëpunim e kanë kërcënuar të miturin dhe i kanë kërkuar shumën e konsiderueshme prej 5 mijë eurosh. 13-vjeçari po qëndronte për pushime tek banesa e tezes së tij dhe abuzuesit i kanë kërkuar që t’u jepte çelësat e shtëpisë, ku ata kanë hyrë dhe kanë vjedhur me dhjetra bizhuteri.

Pas denoncimit për vjedhje të kryer në Polici, efektivët kanë vënë re se grabitësit kishin mundur të depërtonin në shtëpi nëpërmjet çelsave, për arsye se dera ishte në gjendje optimale. Pasi është marrë në pyetje në praninë e një psikologeje, fëmija ka treguar të gjithë skenën e rëndë.

Lidhur me ngjarjen, Policia ka arrestuar Hysjan dhe Haxhiun, ndërsa ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre, Matjan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY