Spiropali vë në punë mendjen për të ironizuar Metën: Nxirr një dekret...

Spiropali vë në punë mendjen për të ironizuar Metën: Nxirr një dekret për të shtyrë tërmetin

96
0
Shares

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, sot e ka nisur ditën duke bere ironi me Presidentin e Republikës.

Ajo është kapur pas letrës së këtij të fundit, dërguar institucioneve lidhur me rrezikun e tërmeteve në rajonin tonë dhe masat që ka marrë qeveria.

Spiropali shkruan me ironi se Meta duhet të nxjerrë një dekret për shtyrje tërmeti.

Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë. Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit“, shkruan Spiropali.

Kujtojmë se Presidenti i Republikës kërkoi informacion lidhur me masat që ka ndërmarrë qeveria, nëse vendi përballet me një tërmet me përmasa të mëdha, kjo sepse qeveria shqiptare e ka dëshmuar ndër vite, se ka qenë e paaftë të marrë masa edhe për tërmete me magnitudë më të ulët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY