Reagon presidenti Meta për ‘tërmetet’, Gjeoshkenca ‘në gjumë’

Ndaje

Një ditë pasi presidenti Ilir Meta iu drejtua me një letër drejtuesve më të lartë të shtetit dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ku kërkon të njihet me masat për të përballur tërmetin apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, News24 iu drejtua institutit të Gjeoshkencave.

Në këtë ditë të marte, fund korriku në sallën e monitorimit të aktivitetit sizmik nuk gjetëm personat përkatës dhe pyetjet që kemi adresuar pas shqetësimit të ngritur nga kreu i shtetit, që pason parashikimin e sizmologut grek Akis Tselentis mund t’i realizojmë vetëm përmes telefonit.
Sizmologu Rexhep Koçi thotë për News24 se i gjithë Ballkani është i rrezikuar nga tërmetet por nuk mund të përcaktohet dot momenti se kur pritet të bien.

“Jo vetëm ne, po i gjithë Ballkani është i rrezikuar nga tërmetet por nuk mund të themi dot se kur do jetë dita dhe ora megjithëse shkenca jonë deri sot e ka shumë të vështirë për ta parashikuar. Nuk mund të ndajmë dot me thikë se ku janë zonat që preken më shumë se kush më pak.

Vendi jonë është territor i vogël është i rrezikuar nga ngjarje sizmike të madhësive të ndryshme në mënyrë të papërcaktuar. Ajo që bëjmë ne është monitorimi i aktivitet sizmik në çdo kohë dhe kemi kontakt me zyrën e emergjencave civile”, deklaroi Koçi.

Presidenca, përmes këshilltarit për sigurinë kombëtare i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama të trajtojë me seriozitet shqetësimin e kreut të shtetit dhe të marrë masa përballë një fatkeqësie të mundshme natyrore, të parashikuar nga sizmiologu grek.

“Është detyrë thelbësore e një sërë institucioneve zinxhir të shtetit shqiptar të vlerësojnë dhe të marrin masat për riskun potencial të një fatkeqësie natyrore, që nuk është paralajmëruar nga Presidenti i Republikës. U kujtojmë kryeministrit dhe ministrave, se e kanë për detyrë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, t’i përgjigjen me seriozitet të plotë Presidentit të Republikës mbi planin e masave në shërbim të qytetarëve”, tha Shaqiri.

Në mungesë të reagimi serioz nga ana e institucioneve, Bahri Shaqiri kujtoi pasojat e tërmetit që tronditi qarkun e Korçës një muaj më parë, dhe paaftësinë e dëshmuar nga qeveria në përballimin e pasojave.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje