“Gardianët vranë shqiptarin në burg”, mediat greke japin detaje: E gjetën me...

“Gardianët vranë shqiptarin në burg”, mediat greke japin detaje: E gjetën me litar rreth qafës

81
0
Shares

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e 52-vjeçarit shqiptar Gani Hila në burgun e Lefsinës në Greqi. Ishte fillimisht ish-kryeministri Sali Berisha që publikoi denoncimet ne faqen e tij, ku thuhej se shqiptari ishte masakruar nga gardianët në qeli. (lexojeni me poshte te plote denoncimin). Ndërkohë mediat greke shkruajnë detaje të tjera, ku e  mohojnë se shqiptari është dhunuar.

Mësohet se 52-vjeçari akuzohej për ngacmim seksual. Sipas mediave greke, 52-vjeçari u arrestua të dielën pasdite pas një ankese të një gruaje 41-vjeçare, e cila pretendonte se Hila e ngacmonte seksualisht.

“Mëngjesin e djeshëm kur gardianët shkuan për të marrë nga paraburgimi 52-vjeçarin dhe për ta dërguar atë në prokurori, e gjetën në tualet me një lak të improvizuar me çarçafë rreth qafës,”-shkruan Prothema.

Edhe pse ai u transportua menjëherë drejt spitalit të burgut, mjekët nuk mund të bënin asgjë për shqiptarin.

Mediat vendase e kanë cilësuar si vetëvrasje vdekjen e 52-vjeçarit, ndërsa të burgosurit e tjerë pretendonin për dhunë nga gardianët grekë, duke i cilësuar këto ambiente si thertore.

DENONCIMI TEK BERISHA

Burgjet e Greqise si thertore per shqiptaret!

Masakrohet ne parburgim ne Athine nga gardian grek shqiptari Gani Hila!
Ata qe e masakruan perpiqen qe te paraqesin si vetevrasje.

Ambasada shqiptare tregon indiference te plote!

Te dashur miq, Gani Hila eshte shqiptari i 41 qe vritet ne burgjet e Greqise nga rraciste me instikte shtazore antishqiptare. I shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta familjes se viktimes dhe denoj me ashpersine me te madhe barbarite ndaj shqiptareve ne burgjet e Greqise. Iu bej thirrje Komitetit kunder Tortures dhe Trajtimeve Çnjerezore te Keshillit te Europes si dhe Komitetit te te Drejtave te Njeriut te OKB te ndermarrin me perparesi nje inspektim ne Sistemin e burgjeve te Greqise.

I bej thirrje qeverise Micotaqis te marre masa urgjente per parandalimin e shperthimeve raciste, çnjerezore kunder shqiptareve ne burgjet e vendit te vet.

Denoj indiferencen kriminale te qeverise se Zografit Bis ndaj vrasjeve, torturave te qytetareve shqiptare ne burgjet e Greqise dhe vendeve te tjera.

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

pershendetje Z.Berisha sot ne oren 6 te mengjesit esht vrar nga policia e lefsines ne athine ne qelin e paraburgimit nje njeri i yni Gani Hila nga librazhdi dhe ambasada shiptar nuk na pergjigjet me mrojtje ligjore dhe ne duam qe ti behet autopsia nga organet shiptare ju lutemi na ndihmoni publikojeni kte rast
Ai esh arrestuar dje per nje konflikt me nje komshi dhe sot e ka vrar gardianet grek Dhe neve na thon qe esht varur vete por ka shenja je trup qe esht dhunuar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY