Dhërmiu dhe Himara pa drita, vendi “pushtohet” nga moti i keq

Dhërmiu dhe Himara pa drita, vendi “pushtohet” nga moti i keq

57
0
Shares

Shpërthimi i një transformatori ka lënë pa energji elektrike, mbrëmjen e kësaj të diele, Dhërmiun dhe pjesë të Himarës.Shkak për shpërthimin dyshohet të jenë bërë erërat e forta dhe moti i keq, i cili ka përfshirë qytetin bregdetar këtë fundjavë.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka sjellë panik tek pushuesit, të cilët, të trembur, janë larguar nga vendi.  Zona e Dhërmiut është një prej zonave me te frekuentuat nga pushuesit.

Moti ndryshoi papritur ditën e djeshme, ndërsa erera te forta shkaktuan dallgët të cilat u bene të rrezikshme për pushuesit., ku dy prej tyre humben dhe jetën.

Moti do te vijojë të jetë i tillë dhe këtë javë. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 22 / 28 °C; në vendet e ulëta: 20 / 30 °C dhe në vendet malore: 14 / 23 °C.

Sa i përket erës, ajo do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në qarqet e veriut dhe të bregdetit.

Ky është një paralajmërim për të gjithë pushuesit pasi era e fortë mund të shkaktojë një det jo të qetë dhe që mund të shkaktojë pasojë të rëndë për të gjithë pushuesit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY