AKU bllokon mijera ton ushqime te skaduara

AKU bllokon mijera ton ushqime te skaduara

57
0
Shares

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga Veriu në Jug, AKU ka zbuluar tre subjekte në Tiranë, Shkodër dhe Sarandë që nuk permbushen kërkesat ligjore të sigurisë ushqimore.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbylli 3 subjektet pasi operonin në mungesë të licencimit, kushteve higjeno-sanitare dhe tregtonin produkte të skaduara.

AKU gjobiti aktivitetet me gjoba 4.1 milionë lekë dhe bllokoi 7.661 ton produkte të pasigurta.

 Njoftimi i AKU:

– Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Magazinë ushqimore dhe sallamëri”, Sarandë, u konstatua se subjekti operon në treg duke mos disponuar licencën përkatëse për veprimtarinë “Shitje me shumicë të produkteve me origjinë shtazore”. Gjatë kontrollit të dokumentacionit nga ana e trupës inspektuese u konstatua se subjekti nuk dispononte sistemin e gjurmueshmërisë për produktet që prodhonte dhe shpërndarjen e tyre, produktet nuk ishin të pajisura me etiketa të notifikuara konform kërkesave ligjore, si dhe regjistrat e planit të vetëkontrollit nuk ishin të përditësuara. Në dhomat frigoriferike të subjektit u evidentuan një sasi e konsiderueshme produktesh me afat të kaluar përdorimi (1,560 kg fileto pule me origjinë nga Brazili; 640 kg Mix Fruta Deti; 1,120 kg Fileto Pangasio; 1500 copë (1,080 kg) Pite Elviart; 100 kg Patate Brazili; 564 kg fileto pule; 720 kg fileto pule Pechugon; 540 kg kofsha derri Seara, 32 kg fileto pule Copagrill). U konstatuan gjithashtu produkte të paetiketuara, si dhe produkte me etiketë të panotifikuar nga ana e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (500 kg dhjam derri dhe 100 kg shpatull derri) si dhe 680 kg produkte të prodhuara nga vetë subjekti, por që u konstatuan pa regjistra prodhimi si dhe me etiketa të panotifikuara (Bejkon 10 kg; Proshutë e tymosur derri 110 kg; Proshutë e tymosur 70 kg; Milanez 20 kg; Proshutë viçi 30 kg; Parizier tost 200 kg; Mini Parizier 200 kg; Sallam i tymosur 10 kg; Sallam pikant 30 kg).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat:

  1. “Gjobë” me vlerë 2,000,000 lekë për ushtrim të aktivitetit në stabiliment të paregjistruar,
  2. “Gjobë” me vlerë 500,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve ushqimore të pasigurta për konsum,
  3. “Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë,
  4. “Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për veprime në kundërshtim me kërkesat e vetëkontrollit (HACCP),
  5. “Gjobë” me vlerë 200,000 lekë për veprim në kundërshtim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit,
  6. “Gjobë” me vlerë 100,000 lekë për etiketim të produkteve në kundërshtim me ligjin,
  7. “Bllokimi i produkteve” të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre,
  8. “Bllokimi i aktivitetit” të palicensuar në mënyrë të menjëhershme.

– Nga kontrolli i ushtuar në subjektin “Aleksandër Sharra” me aktivitet “Furrë buke”, Tiranë, u konstatua se subjekti ushtronte aktivitetin në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (tavani dhe muret kishin prezencë myku, tualeti kishte dalje të drejtëpërdrejtë në ambientet e përpunimit, si dhe dhoma e fermentimit ishte tërësisht e ndryshkur).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  2. “Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershme deri në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare.

– Nga kontrolli i ushtruar në subjektin “Vitore Keka” me aktivitet “Tregtim i produkteve ushqimore”, Shkodër, u konstatua se subjekti tregtonte produkte me afat të kaluar përdorimi (pije freskuese, kapuçino, etj.), si dhe ushtronte veprimtarinë në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare (muret kishin prani lagështire, në magazinë kishte mbingarkesë produktesh, pa ajërim, kishte prani insektesh si dhe prani mbetjesh të ndryshme).

Për shkeljet e konstatuara, AKU mori masat administrative të mëposhtme:

  1. “Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve me afat të kaluar përdorimi,
  2. “Gjobë” me vlerë 300,000 lekë për mungesë të kushteve higjeno-sanitare,
  3. “Bllokimi i produkteve” të konstatuara të pasigurta për konsum, me qëllim asgjësimin e tyre,
  4. “Bllokimi i aktivitetit” në mënyrë të menjëhershmë deri në plotësimin e kushteve higjeno-sanitare

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY