“Tre artistët t’i japin fund këtij absurdi”, Meta apel: Të marrin masat...

“Tre artistët t’i japin fund këtij absurdi”, Meta apel: Të marrin masat për zgjedhjet vendore më 13 tetor

50
0
Shares

Presidenti i Republikës Ilir Meta nga Durrësi u ka bërë apel partive politike që të bëhen gati për zgjedhjet vendore të 13 tetorit.

Meta tha se për këtë çështje ka njoftuar edhe Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, që të ndërhyjë në mënyrë që të vendoset normaliteti në vend.

Meta tha se Shqipëria ndodhet në një teatër të madh politik e absurd dhe iu bëri thirrje si maxhorancës ashtu dhe opozitës t’i japin fund. Presidenti iu drejtua tre liderëve politikë në vend, Edi Ramës, Lulzim Bashës e Monika Kryemadhit duke i quajtur ‘artistë’.

Ajo që na shqetëson më shumë është ky Teatri i madh politik, absurd, i cili kërcënon që Shqipëria të dërrmojë çdo mundësi për të çelur negociatat në 17-18 tetor. Prandaj dhe njëherë iu bëj thirrje të gjithëve, në mënyrë të veçantë të tre artistëve t’i japin fund këtij absurdi të marrin masa për zgjedhjet vendore më 13 tetor sepse qytetarët shqiptarë kanë nevojë të kenë qetësi, normalitet, një qeverisje vendore të ligjshme dhe legjitime dhe po kështu që garanton llogaridhënie për të gjitha shqetësimet e tyre.

Zgjedhjet vendore nuk besoj se zgjidhin gjithçka por ky është një detyrim ligjor dhe kushtetues i pashmangshëm. Në radhë të parë është detyrim për kryeministrin që të heqë dorë nga shantazhet dhe presionet ndaj gjithë institucioneve të tjera duke penguar zbatimin e këtij dekreti dhe padyshim është përgjegjësi e gjithë të tjerëve të bëhen gati për të marrë pjesë në zgjedhjet e 13 tetorit. Kam formalizuar dhe një letër dërguar sekretarit të OSBE për të negociuar me të dyja palët për arritjen e një zgjidhje sa më të shpejtë në ditët në vijim, pasi nuk kemi kohë për të parandaluar jo vetëm përshkallëzimin e kësaj situate por edhe e padenjë për një vend që duhet të jetë shembull”, deklaroi Meta.

LIVE – Prononcim për mediat nga Durrësi

Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 26 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY