Pasi theu dyert e bashkisë, flet kryebashkiaku i Devollit

Pasi theu dyert e bashkisë, flet kryebashkiaku i Devollit

58
0
Shares

Kryebashkiaku  Eduard Duro ka marrë detyrën në një mënyrë aspak normale.

Duros iu desh të thyente derën për tu futur brenda, kjo për shkak sepse ish-kryetari demokrat Bledjon Nallbati kishte vendosur të mos i lironte zyrat.

Pavarësisht kësaj ngjarjeje, Duro beson ende se nga Nallbati ka për të marrë një urim për detyrën e re, sepse sikurse e thekson edhe ai vetë janë miq, por politika i ka ndarë.

Gazetari: Keni marrë sot detyrën e kryetarit të Bashkisë së Devollit. Si ndjeheni sot?

Duro: Sot dita kur ju dha fund një procesi të stërgjatë. Pas konstituimit të këshillit bashkiak, betimit tim para këshillit bashkiak të ri dhe pas ftesës kryer nga ana ime dhe nga ana e institucioneve drejtuar ish-kryetarit të Bashkisë, ai nuk dënjoi të priste për të bërë dorëzimin e detyrës kështu që u detyruam të hynim në këtë mënyrë.

Gazetarja: E keni nisur ditën dhe orën e parë të punës duke thyer forcërisht dyert e bashkisë, të jashtme dhe të brendshme.
Duro: Do t’i rregullojmë prapë.
Gazetarja: Është normale kjo?
Duro: E quajmë ashtu.

Gazetari: Si do të jetë bashkia nesër me ju?
Duro: Bashkia do të jetë e qytetarëve dhe ata punonjës të cilët u terrorizuan sot dhe dolën të protestonin do jenë pjesë e stafit tim të ri.

Gazetari: Prisni ndonjë urim nga ish-kryetari?
Duro: Besoj se po se unë e kam uruar kur ka filluar detyrën. E kam mik, politika na ka ndarë.

I pyetur se si do të veprohet më tej me pas hyrjes me forcë dhe nëse do të ketë largime politike, Duro u shpreh se:

Duro: Do vazhdojë aktiviteti normal si çdo bashki. Stafi do të vazhdojë punën siç punonte, i gjithi.
Gazetarja: Nuk do të ketë largime politike?
Duro: Jo asnjë.
Gazetarja: E ke premtim këtë, paselekoral?
Duro: Po./oranews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY