Operacion në Tiranë/Kapen me 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë...

Operacion në Tiranë/Kapen me 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe, tre rumunë në pranga

60
0
Shares

Tre shtetas rumunë janë arrestuar në Tiranë, pasi operonin me karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe.

Ata ranë në gjurmët e policisë, pasi një bankë shqiptare e nivelit të dytë ka bërë kallëzim penal se në ATM-të e saj për persona të paidentifikuar të cilët kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe.

Departamenti i kartave informon se procesori i tyre ka dhënë alert për disa veprime të dyshimta të kryera në ATM-të e kësaj banke.

NJOFTIMI I POLICISE

Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë nën drejtimin e  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi operacionin policor “Credit Card Fraud”, në funksion të procedimit penal të vitit 2019, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi kompjuterik”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi i shtetasve:

 A. B., 37 vjeç, banues në Rumani;

C. M., 41 vjeç, banues në Rumani; 

Si dhe u procedua penalisht L. C., 38 vjeç, lindur dhe banues në Rumani;

 Shtetasit e mësipërm dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale të paligjshme, që ka ndodhur në këto rrethana:

Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, një bankë shqiptare e nivelit të dytë ka bërë kallëzim penal se në ATM-të e saj persona të paidentifikuar kanë përdorur 10 karta të klonuara kanadeze dhe të Britanisë së Madhe. 

Departamenti i kartave informon se procesori i tyre ka dhënë alert për disa veprime të dyshimta të kryera në ATM-të e kësaj banke.

Nisur nga kallëzimi i bërë, Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë regjistroi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë  procedimin penal që u ndoq me metoda speciale të hetimit për dy javë .

Si rezultat i veprimeve të kryera, këqyrjes së pamjeve filmike dhe sistemit të hyrje daljeve, u identifikuan dy persona dhe në bashkëpunim me Policinë Kufitare në Qafë Thanë u bllokuan dhe u shoqëruan së bashku me shoferin e mjetit, me të cilin ata qarkullonin.

Nga veprimet hetimore u arrestuan shtetasit A. B. dhe C.M., ndërsa shtetasi L.C.,  u procedua penalisht në gjendje të lirë.

Gjatë kontrollit të këtyre shtetasve, u gjendën dhe u sekuestruan si prova materiale sendet e mëposhtme:

3 telefona të markave të ndryshme;

8 karta të ndryshme bankare; Një sasi parash;

Pajisje për shkrues kartash magnetike dhe një Laptop

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale ““Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY