Vazhdojnë ndëshkimet për lojërat e fatit, pronari i lokalit në Tiranë kapet...

Vazhdojnë ndëshkimet për lojërat e fatit, pronari i lokalit në Tiranë kapet mat

52
0
Shares

Policia e Tiranës vijon kontrollet në të gjithë qarkun për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Procedohet penalisht 1 shtetas për veprën penale “Organizimi i llotarive të palejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Policia sqaron se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale monitor, njësi qëndrore, tastierë dhe maus.

Në njoftim thuhet:

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr.4, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

– O. B., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim të shtetasit O. B në Rrugën “Riza Cerova” u gjet 1 monitor me njësinë qëndrore së bashku me tastierën dhe maosin që shërbenin për të ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kontrolle kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit do të vijojnë në të gjithë qarkun e Tiranës, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ktij aktiviteti të kundërligjshëm.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të kundërligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY