Policia rrethon teatrin dhe nuk lejon qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës t’i...

Policia rrethon teatrin dhe nuk lejon qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës t’i afrohen Teatrit Kombëtar

39
0
Shares

 

Forca të shumta policore kanë rrethuar gjatë pasdites Teatrin Kombëtar. Policia ka vendosur një gardh metalik përgjatë gjithë perimetrit të hyrjes për në ndërtesën e Teatrit dhe nuk lejon asnjeri të afrohet në oborr dhe as të futet brenda.

Madje media është larguar siç duket edhe në videon e publikuar në FB forcërisht nga oborri mes Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme.

Punonjësit me uniformën e policisë kanë ndaluar me forcë edhe përfaqësuesit e opozitës që të futen në ambientet e brendshme të Teatrit ku janë ngujuar artistë dhe qytetarë.

Gjatë këtij operacioni policor ndaj artit, nuk është kursyer edhe dhuna ndaj qytetarëve dhe ish-deputetëve të opozitës të cilët kanë të drejtë të futen në një hapësirë publike siç është teatri.

Në pamjet e publikuara duket qartë sesi policia ka tejkaluar çdo kompetencë duke penguar qytetarët dhe përfaqësuesit e opozitës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY