“Nuk ia fal, kjo nuk ndodhte as në kohën e Ramiz Alizë”,...

“Nuk ia fal, kjo nuk ndodhte as në kohën e Ramiz Alizë”, policia tërheq zvarrë regjisorin e njohur

66
0
Shares

Që prej mëngjesit të sotëm ka nisur zbrazja e Teatrit Kombëtar. Policia ka rrethuar godinën. Kjo eshte lëvizja e parë e cila tregon qartë se eshte planifikuar prishja e godinës.

Mësohet se me herët ka patur dhe përplasje, ku eshte tërhequr zvarrë dhe regjisori i njohur Budina. Regjisori Edmond Budina ka deklaruar se nuk ia fal Edi Ramës, këtë që i bëri. Ai ka theksuar se gjithçka që ka bërë për Teatrin Kombëtar, e ka bërë me djersë dhe gjak.

“Policia e krimit na tërhoqi zvarrë, na hoqën nga godina. Ne nuk duam që të zbrazet teatri. Ata e hapën derën. Ata erdhën këtu sikur ne ishim kriminelë. Edi Rama mbajë mend këtë që më ke bërë ti dhe këlyshët e tu. Nuk do ta harroj. Nuk do ta fal. Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gjak. Kjo nuk ndodhte as në kohën e Ramiz Alizë”, u shpreh Budina.

Publiée par Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit sur Mardi 23 juillet 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY