Neritan Ceka trondit: Qeveria ka gati një tjetër PPP, ka lidhje me...

Neritan Ceka trondit: Qeveria ka gati një tjetër PPP, ka lidhje me Butrintin

57
0
Shares

Politikani dhe arkeologu I njohur Neritan Ceka tha sonte në emisionin ‘Arena’ në Ora Neës se qeveria po bën gati një  tjetër skandal, po përgatitet ta japë me PPP sitin arkeologjik të Butrintit.

‘Drejtori shkon nga Tirana për të punuar në Butrint. Ky ka shkuar për të shitur Butrintin. Shkon e vjen me makinë. Merr një rroga nja 400 mijë lekë  dhe shkon për sakrificë në Butrint. Atje kemi dy arkeologe që janë pa punë. Rrinë në Butrint.

Paguhen dhe nuk bëjnë asgjë. Kemi depozitë kur ishte Auroni dhe ai vendosi që një pjesë e depozitave të depozitoheshin në arkën e Butrintit për t’u riinvestuar dhe ato riinvestohen vetëm për të prerë barishtet. Këta po përgatisin si ta japin PPP Butrintin. që ka vetëm nga biletat 1 milion euro në vit.

Mund të mbajë gjithë kulturën dhe të mbajë edhe teatrin. Për të mos përmendur pastaj po të fusim me të njëjtin efikasitet edhe Apoloninë. Po ju them qyfyret e kësaj qeverie.’, deklaroi Ceka

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY