Largimi i Bushatit/ Rakipi: Rama i ka hyrë një rruge pa...

Largimi i Bushatit/ Rakipi: Rama i ka hyrë një rruge pa kthim

59
0
Shares

Gazetari Ylli Rakipi, i ftuar në studion e News 24, komenton situatën politike që kalon vendi, duke theksuar se kriza është shtrirë në çdo drejtim nga e cila, shtoi ai, pasojat do t’i vuajë Shqipëria.

Një ditë më parë, Edi Rama shkarkoi “live” koordinatorin socialist të qarkut të Shkodrës, Ditmir Bushatin, i cili tashmë është pa asnjë post partiak.

Sipas Rakipit, vendimi i Ramës ishte për t’i mbyllur gojën zërave kritikë. Ai tha se pas disa ditësh fatin e Bushatit do ta ketë dikush tjetër. Duke insistuar te vendimet e kreut të qeverisë, përplasjet me opozitën, kriza që po kalon vendi, Rakipi tha se Rama i ka hyrë një rruge pa kthim.

“Në këtë histori nuk është problem vetëm Bushati. Thellë Rama në subkoshiencën e vet nuk e do pushtetin, por ai ka arritur deri atje sa nuk ka rrugëkthim.

As opozita shqiptare nuk ka rrugëkthim. E gjithë kjo është një e keqe e madhe e vendit. Kryeministri i vendit është i detyruar të shkojë në këtë rrugë, kthim mbrapa ai nuk ka.

Dje u pushua Ditmir Bushati. Do pushohet një tjetër pas disa kohësh. Prandaj Rama është në këtë sforcim të madh, në këtë krizë të madhe. Foli dje në Asamble.

Tha do mbajmë disa gra në punë. Këto sforcime nuk është se shkojnë. Në historinë e botës shembuj të tillë janë të pakët në numër.

Vendi është në një krizë shumë të madhe dhe Edi Rama dhe opozita duhet ta zgjidhin këtë problem sepse më vonë do të jetë vërtetë shumë vonë.

Problemi është se tani nuk ka kohë për asgjë. Vendi është në një gjendje shumë të keqe”, u shpreh gazetari Ylli Rakipi.

Duke iu ndalur te çështja e Teatrit Kombëtar, Rakipi tha se e gjitha është në vijim të sjelljes së qeverisë duke shpërfillur dhe injoruar qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY