Zgjidhet Kryeministri i ri i Anglisë, fjalët e tij të para për...

Zgjidhet Kryeministri i ri i Anglisë, fjalët e tij të para për qytetarët

115
0
Shares

Boris Johnson do të bëhet kryeministri i ardhshëm i Britanisë pasi u zgjodh udhëheqës i Partisë Konservatore, duke mposhtur Jeremy Hunt në garën e partisë.

Ish-kryebashkiaku i Londrës, i cili për një kohë ka dashur  të udhëheqë vendin e tij, fitoi garën me një diferencë bindëse prej 92,153 votash me 66% të votave. Pjesëmarrja ishte 87.4% në mesin e 159.320 anëtarëve të partisë.

Në një fjalim, Johnson pranoi se  njerëzit do të vënë në pikëpyetje vendimin e tyre pasi e zgjodhën atë si kryeministrin tjetër.

Ai thotë: “Unë e di që do të ketë njerëz që do të vënë në pikëpyetje  vendimin dhe do të ketë njerëz këtu që do të pyesin veten se çfarë kanë bërë.Dhe unë do të theksoja vetëm se asnjë person, asnjë parti, nuk ka monopol në mençurinë.

“Por nëse shikoni historinë e 200 viteve të kësaj partie do të shihni se jemi konservatorë – dhe ne kemi pasur njohuritë më të mira në natyrën njerëzore“.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY