‘Të puthsha mendjen’, Manjani i thotë të vërtetat: Se kujt i duhet...

‘Të puthsha mendjen’, Manjani i thotë të vërtetat: Se kujt i duhet kjo reforma kur vidhet hapur…

44
0
Shares

Ish-ministri Ylli  Manjani në një panoramë që i bën situatës në vend, liston problemet më madhore, ndërsa “sukses” quan vetëm reformën në drejtësi.

Manjani tregohet i ashpër me sjelljet e qeverisë, duke mos kursyer kritikat.

REAGIMI I PLOTE

Miliona euro kontrata koncensionesh e PPP pa leverdisshmëri ekonomike, të lidhura pa garë dhe për shërbime që blihen shtrenjtë.

Po aq miliona euro tenderë për një pakicë njerëzish. Kontrata të lidhura pa garë të mirfilltë dhe në një pjesë të mirë me procedura Sekret!

Kulmi!!! Tenderë sekretë.

Dhunim i hapur i pronës publike, për t’u vënë në funksion të ndërtimeve private.

Shkatërrim me dashje i trashëgimisë kulturore e historike të vendit.

Rrëmbim i pronës private hapur dhe me policë!

Arrestime haptazi të paligjshme të kryera me urdhër politik nga policia.

Vjedhje e votimeve sa herë që bëhen, me ose pa opozitën.

Të mos përmendim këtu dhunimet sistematike të Kushtetutës së Republikës, apo presionet e dukshme ndaj bgjykatësve që guxojnë të zbatojnë ligjin.

Ama, JEMI KRENARË që bëmë Reformën në drejtësi!

Se kujt i duhet kjo reforma kur vidhet hapur e pa frikë nga ndëshkimi, vetëm ata që janë krenarë e dinë!

Dhe të gjithë “krenarët” e reformës nuk harrojnë të shtojnë se “fajin e ka opozita”!!!

Dmth qeveria vjedh, por opozita që është dhe pa imunitet, ka faj e frikë!

Të puthsha mendjen- i thonë kësaj!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY