Konfirmohen tensionet dhe përplasjet tek Unaza, policia ndalon babë e bir në...

Konfirmohen tensionet dhe përplasjet tek Unaza, policia ndalon babë e bir në mesnatë

43
0
Shares

Më herët Sali Berisha dhe Klevis Balliu denoncuan informacionet e fundit nga Unaza e Re, ku thuhej sipas dëshmive se policia kishte nisur nga arrestimet dhe nga dhuna.

Së fundmi, sic raportohet këto informacione janë vërtetuar, pasi policia ka arrestuar babë e bir. Pas përplasjeve gjatë mbrëmjes së djeshme janë vënë në prangat e uniformave blu baba e bir, Maliq dhe Eduart Ferhati.

Ata janë shoqëruar në drejtorinë e Policisë Tirane. Ndërsa mësohet se janë shpallur në kërkim dhe 6 banorë të tjerë të Unazës.

Banorët kanë disa muaj që protestojnë kundër projektit që rrezikon shembjen e banesave të tyre, kauzë e cila është mbështetur dhe nga opozita.

(vijon..)

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY