Aksioni informalitet/Malaj nuk i ndal kritikat për socialistët: Edhe një lopë prodhon...

Aksioni informalitet/Malaj nuk i ndal kritikat për socialistët: Edhe një lopë prodhon më shumë kur trajtohet..

106
0
Shares

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj nuk i kursen kritikat ende ndaj qeverisë. Në një status në FB ai ka folur kundër aksionit anti-informalitet të qeverisë.

Teksa poston një shkrim ku thuhet se lopët bëhen më produktive kur trajtohen me kujdes, Malaj parashikon dështimin e këtij aksioni siç ka ndodhur edhe në të shkuarën.

“Edhe kafshët japin më shumë prodhime dhe më shumë të ardhura nëse trajtohen në mënyrë miqësore. Në ndihmë të debateve për mungesë suksesi të aksionit në mbledhjen e taksave dhe faktit që si herën e parë, edhe ky do të jetë një dështim, ja referenca e një prej artikujve mbështetës, ku vlerësohet se çdo lopë e trajtuar me kujdes për shëndetin dhe ambientin e saj, mund të prodhojë deri në 12.000 euro në vit më shumë.

Si ekonomist dhe ish-ministër finance kam përgjegjësi të angazhohem në çdo hap në luftën kundër informalitetit, por edhe kundër angazhimeve të qeverisë në aksione me goditje të papërqëndruar dhe që në thelb ka vetëm elemente sipërfaqesore për fshehjen e gjendjes reale.

Jam i gatshëm të arsyetoj të gjithë faktorët konkretë thellësisht profesionalë të risqeve të qarta të dështimit të kësaj fushate të përsëritur. Një kërkesë publike për ministren Danaj, si ish-profesori juaj dhe vetëm me këtë status, ju jeni politikëbërëse, jo inspektore taksambledhëse në terren.

Mos ia bëj këtë dëm reputacional vendit tënd dhe ministrisë më të rëndësishme të tij.

Nuk po dallojmë dot kush është taksambledhësi në terren, kush është drejtuesi i administratës me çdo nivel të saj, kush është Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve dhe kush është Ministri i Financave.

Me modelin tuaj, Ministrja e Mbrojtjes duhet të hipi mbi tank ose zjarrfikëse, Ministri i Bujqësisë duhet të fillojë të mjelë lopë, dele dhe dhi që të rritet sasia e qumështit të përfituar, bazuar në studime shkencore ku konkludohet se përkudesja ledhatuese në tërësi dhe gjinjve në veçanti, rrit prodhueshmërinë e tyre dhe përfitimet fianciare.

Nuk po e zgjas më shumë se përkeqësimi bëhet më i rëndë.

Në faqen zyrtare të ippm.al, gjeni përmbledhjen e argumenteve tona thellësisht profesionale të paralajmërimit të dështimit të parë, i cili ndodhi faktikisht, argumente që mund t’ju vlejnë për parashikimin e dështimit të dytë.

E dyta- Instituti për Politika Publike dhe Mirëqeverisjen, disa dhoma tregtie dhe shoqata biznesi ankimuan në Gjykatën Kushtetuese gjobat stratosferike dhe vrastare ndaj biznesit.

Ne fituam, Gjykata Kushtetuese i quajti antikushtetuese këto gjoba dhe i hoqi, por asnjë nga qeveria nuk kërkoi falje për asnjë dëm psikologjik dhe financiar që iu shkaktua mijëra bizneseve dhe asnjë familje nuk u kompensua.

Ndjesë. Në fund dhe jo më pak e rëndësishme, ky postim nuk shpreh qëndrim të BSH”,-shkruan Malaj, i cili kohet e fundit ka kritikuar socialistet. Këta të fundit kerkuan shkarkimin e tij nga BSH, me motivacionin se nuk ruan etiken.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY