Dy turistë të plagosur transportohen me urgjencë në Tiranë, çfarë u ndodhi...

Dy turistë të plagosur transportohen me urgjencë në Tiranë, çfarë u ndodhi dje në Sarandë

178
0
Shares

Ka dhe raste kur turistët ne vendin tonë përfshihen në aksidente. Bëhet fjalë për dy shtetas të huaj, njëri italian dhe tjetri suedez, të ndodhur me pushime në Sarandë, të cilët janë aksidentuar me motor. Të dy rastet u transportuan me helikopter për në spitalin e traumës në Tiranë.

Aksidentet kanë ndodhur në orare të ndryshme.Shtetasi italian 33 vjeç, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, është aksidentuar me motor dhe për rrjedhojë, sipas bluzave të bardha kishte: Hemotoraks, frakturë të tre brinjëve, frakturë klavikule, si dhe kontuzion me hematomë të shprehur të supit.

Ndërkohë shtetasi suedez, 24 vjeç sipas bluzave të bardha në spitalin e Sarandës kishte: Kontuzio capitis, loksacin të vertebrës cevikale C4, frakturë të vertebrave cervikale C6 dhe C7, si dhe frakturë të vertebrës lumbare, L2.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY