Të shtëna me armë në ajër, terrorizohen banorët, kapen 2 adoleshentë

Të shtëna me armë në ajër, terrorizohen banorët, kapen 2 adoleshentë

57
0
Shares

Dy adoleshentë janë arrestuar nga policia e Manzës, pasi gjatë natës qëlluan me armë zjarri në ajër, duke terrorizuar edhe banorët.

Policia thotë se në pranga u vunë shtetasit K.N., 18 vjeç dhe D.S.,17 vjeç, banues në fshatin Rrushkull.

“Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga qytetarët se këta shtetas në fshatin Rrushkull, ishin duke qëlluar me armë zjarri në ajër duke krijuar panik te banorët”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës për veprën penale ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY