Ngjarja tronditëse në Arapaj/Vajza e cila u tentua të përdhunohej e sëmurë,...

Ngjarja tronditëse në Arapaj/Vajza e cila u tentua të përdhunohej e sëmurë, u operua pak kohë më parë

288
0
Shares

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, tronditi mbarë opinionin publik, ndërsa policia eshte treguar e rezervuar me detaje.

8-vjeçarja u tha se ishte përdhunuar nga 5 djemtë e shkollës, te cilet e kishin lidhur ne tarracë.Ndërsa në lidhje me këtë rast, prokuroria e Durrësit ka deklaruar se përdhunimi nuk ka ndodhur, ndërsa policia ka thënë se ka arrestuar një 16-vjeçar, dhe një 14-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë, ndërsa nuk e ka mohuar rastin.

Nga ana tjetër, sipas  Dritare.net, banorët e zonës kanë qenë në dijeni të ngjarjes, ndërsa ata janë shprehur se ka qenë përdhunim. Nëna e vajzës punonte në një biznes fasonerie, ndërsa prej 2 javësh nuk është paraqitur në punë.

Vetëm 3 muaj më parë, vajza 8 vjeçare është bërë operacion pasi ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.

Për shkak të kushteve ekonomike në të cilat ndodhet familja, koleget e nënës së 8-vjeçares, kanë kontribuuar që operacioni të zhvillohet, ndërsa vajza ka qenë me mjekim të detyrueshëm prej asaj kohe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY