Keshilli i Ambasadoreve: Haradinaj, akt prej burri shteti

Ndaje

Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë ka vlerësuar aktin e sotëm të ndërrmarë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqjen për të qenë para Gjykatës së Hagës pa mandat, duke e cilësuar si akt të një burri shteti.

‘Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë duke vlerësuar aktin prej burri shteti, shpreh keqardhjen për dorëheqjen e papritur të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z.Ramush Hajradinaj dhe ngre shqetësim për motivet që e detyruan në marrjen e këtij vendimi.

CAA shpreh besimin e plotë në pafajësinë e Tij, ashtu si dhe herë të tjera, dhe uron që të kthehet sa më shpejt për t’u vënë në shërbim të Kosovës.

Pa dashur të paragjykojmë motivet, shpresojmë se Gjykata Speciale do të tregojë respekt dhe paanësi për veprën e UÇK dhe të Kryeministrit Haradinaj, për luftën e drejtë për lirinë e pavarësinë e Kosovës, si dhe të dallojë qartë viktimat nga dhunuesit e tyre’

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje