DOKUMENTI/Koncesioni 100mln i pompave, Shehaj: Prokuroria të hetojë lidhjet me vëllain e...

DOKUMENTI/Koncesioni 100mln i pompave, Shehaj: Prokuroria të hetojë lidhjet me vëllain e Ramës

93
0
Shares

Ish-deputeti Agron Shehaj ka nxjerrë një tjetër dokument që thellon skandalin e pompave të naftës.

SIpas tij, pasi tenderi është anulluar fillimisht, ndërsa pas 8 muajsh është shpallur fitues kompania NOA Control, një kompani e krijuar para tre vjetësh, e cila sipas Shehaj egziston vetëm për të marrë koncesione korruptive dhe favore nga qeveria.

“Skandali i koncesionit të kontrollit të pompave të naftës është edhe më i thellë. Sot është në pikëpyetje nëse është bërë ndonjëherë tender mirëfilltas. Në datën 18 tetor 2018, kur pretendohet se janë marrë ofertat, tenderi ka qenë i pezulluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë me urdhër të datës 5 tetor 2018. Tenderin më pas e anulloi Gjykata Administrative e Tiranës.

Por pas 8 muajsh shpallet që tenderi na qenka bërë më datën 18 dhe fituese është NOA Control, një kompani e krijuar para tre vjetësh dhe që egziston vetëm për të marrë koncesione korruptive dhe favore nga qeveria.

Pronari i kompanisë NOA, e cila ka marrë në fshehtësi edhe koncesione të tjera abuzive nga qeveria, është mik i vëllait të Kryeministrit Rama. Duhet që Prokuroria të hetojë urgjentisht koncesionin e pompave dhe të zbulojë nëse përfituesi i vërtetë i parave të qytetarëve është apo jo vëllai i Kryeministrit”,-shkruan ish-deputeti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY