“As korrupsioni nuk e ka bërë dot këtë pocaqi ligjore, të fala...

“As korrupsioni nuk e ka bërë dot këtë pocaqi ligjore, të fala reformës- i thonë kësaj pune”!

58
0
Shares

Vendimi i Gjykatës së Durrësit, e cila në paligjshmëri, vërtetoi mandatin e kandidates së PS-së Valbona  Sako, tërhoqi vemendjen e të gjithëve.

Edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar duke e shpjeguar se kjo gjë nga ana juridike, nuk bën vaki të ndodhë. Kujtojmë këtu se dy ditë më parë, e njëjta gjykatë e rrëzoi kërkesën e PS për t’i dhënë mandatin.

Manjani thotë se ajo që ka ndodhur në Durrës është një skandal që nuk është dëgjuar më parë.

Reagimi i plotë i Manjanit:

As është parë e as dëgjuar deri më sot, kjo që ndodhi në Gjykatën e Durrësit!

Që dy gjyqtarë të së njëjtës gjykatë të shqyrtojnë dhe të vendosin mbi të njëjtën kërkesë, me të njëjtët kërkues e me të njëjtin objekt nuk kishte bërë vaki!!!

As korrupsioni nuk e ka bërë dot këtë pocaqi ligjore.

Dmth ç’a s’do jepnin humbësit e gjyqeve, që të ri gjykoheshin nga fillimi me një gjykatës tjetër që ja kanë “gjetur anën”…

Pra Siguria Juridike, gjëja e gjykuar, hierarkia gjyqsëore dhe të gjitha parimet themelore të sundimit të së drejtës NUK EKZISTOJNË MË!

Nuk kisha ndonjë dyshim që rrumpallhania politike që qeveris kështu do bënte, por nuk e di se ç’thotë Palmeri, Sorecca, Mogherini, Hahn, Reeker, Boschard e nuk e di kush tjetër?

Të fala reformës, drejtësisë e gjithë shtetit ligjor- i thonë kësaj pune!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY