U ndanë pas 11 vitesh martesë? Inva Mula tregon si është e...

U ndanë pas 11 vitesh martesë? Inva Mula tregon si është e vërteta

83
0
Shares

Prej disa ditësh në gazeta, në portalet shqiptare, e në rrjetet sociale,  u përhap lajmi se sopranoja e famshme, Inva Mula është ndarë nga bashkëshorti i saj, biznesmeni Hetem Ramadani.

Megjithatë, një lajm i tillë duket se nuk është aspak i vërtetë dhe këtë e konfirmoi vetë Inva Mula në emisionin “I Ftuari”. Në emision, sopranoja foli për MIK Festival, karrierën e saj, e ndërsa në fund u pyet nga gazetari Endri Xhafo edhe për lajmin e ndarjes nga bashkëshorti, të cilin e mohoi kategorikisht.

A vazhdoni të jeni e martuar me zotin Ramadani? U pyet Inva Mula, e cila më pas u përgjigj: “Mesa di unë, po. Unë për këtë lajm nuk jam pyetur fare. Madje, kam qenë me pushime dhe nuk e dija fare që kjo gjë kishte ndodhur. Isha e shkëputur edhe nga telefoni, por një mikesha ime po insistonte duke më telefonuar. Ajo ma dha lajmin, por unë e anashkalova, pasi po të kërkosh në “Google” gjen shpesh lajme për ndarjen time. Nuk e di kush e do një gjë të tillë, por nuk ka ndodhur akoma dhe për këtë e siguroj publikun. Unë e anashkalova, por nuk e dija që ky lajm kishte marrë një bujë kaq të madhe”, tha Inva Mula.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY