Përplasja me armë në Laprakë, policia zbardh ngjarjen: Pas sherrit, dy persona…

Përplasja me armë në Laprakë, policia zbardh ngjarjen: Pas sherrit, dy persona…

76
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia ka dhënë informacione zyrtare për ngjarjen e raportuar pak më herët në Laprakë.  Sipas policise ka ndodhur një përplasje armësh nisur nga një konflikt i çastit.

Policia ka bërë  identifikimin e personit që ka përdorur armën e zjarrit dhe po punon për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISE

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laprakë.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim personi që qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti të castit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i personit të shpallur në kërkim.

Më datë 18.07.2019, rreth orës 23:10, në rrugën “Lord Bajron” ka patur një konfliktit të çastit mes shtetasit M. J dhe një shtetasi të paidentifikuar, i cili ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë pa shkaktuar pasoja.

Si rezultat i reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi hetimor, u bë i mundur identifikimi i personit që ka përdorur armën e zjarrit, konkretisht shtetasi A. S., 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, i cili është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Po nga tërësia e veprimeve u gjet dhe u sekuestrua edhe automjeti në pronësi të shtetasit A. S.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY