Artistët nuk dorëzohen, kalojnë natën para godinës: Në mbrojtje të Teatrit deri...

Artistët nuk dorëzohen, kalojnë natën para godinës: Në mbrojtje të Teatrit deri në fund

39
0
Shares

Që nga mesnata e deri në mëngjes, para Teatrit Kombëtar kanë qendruar me dhjetëra qytetarë, duke iu përgjigjur thirrjes së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për të mos lejuar zbrasjen fshehurazi të tij.

Aleanca kishte marrë informacione se qeveria do të vepronte gjatë natës për të hequr nga Teatri çdo gjë që mundësin vënien në skenë të pjesëve shfaqjeve.

‘’Burime nga administrata e Teatrit na njoftojnë se natën do të bëhet zbrazja e plotë e Teatrit Kombëtar. Kërkohet mobilizim i plotë qytetar. Të gjithë që munden, janë të ftuar të na bashkohen që të qëndrojmë sot natën për t’i bërë qeveritarët që veprojnë si gjithmonë hajdutçe natën që të stepen në qëllimin e tyre të mbrapshtë”, ishte thirrja e bërë fillimisht nga artistët.

Boshatisja e ngadaltë, pa rënë në sy dhe pa bërë zhurmë e Teatrit Kombëtar, do ta bëntë më të thjeshtë prishjen e tij. Por përfaqësues të Aleancës dhe të opozitës, si Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, e kanë prishur këtë plan, të paktën mbrëmë. Ata kanë qendruar gjatë gjithë natës tek Teatri, ku qytetarë të tjerë janë solidarizuar me ta.
#MosGuxoMeTeatrin”,-njoftojnë burimet nga opozita e cila u është bashkuar kauzës së artistëve prej kohe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY