“Gjykata e rrethit nuk merr dot vendime”, Ish-ministri sqaron ngërçin: Duhet zgjidhur...

“Gjykata e rrethit nuk merr dot vendime”, Ish-ministri sqaron ngërçin: Duhet zgjidhur data e zgjedhjeve

147
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani teksa ben një sqarim ligjor lidhur me mandatimin e kandidatëve nga votimet e 30-Qershorit shkruan se Gjykata e rrethit nuk merr dot vendime në kushtet kur çështja e datës së zgjedhjeve është ligjërisht e pa zgjidhur.

Manjani sugjeron se pezullimi dhe referimi i çështjeve në Gjykatën Kushtetuese është e vetmja rrugë per te zgjidhur kete ngërç.

Kujtojme ketu se shume prej Gjykata të Rretheve kanë mandatuar kandidatët e PS në krye të Bashkive, jashtë cdo kompetence.

POSTIMI I PLOTE

Për verifikimin gjyqësor të mandateve.
==========
Deri më sot, procesi i verifikimit gjyqësor i të zgjedhurve lokalë nga gjykatat e rretheve gjyqsore të shkallës së parë, ka qënë rutinë.

Domethënë, gjyqtarët mjaftoheshin tek referencat e procesit zgjedhor dhe dokumentacioni i lëshuar nga KQZ për të zgjedhurin.

Këtë radhë, ka një problem të madh ligjor. Problemi është a jemi vërtetë para një procesi të rregullt zgjedhor?

Nëse nuk jemi, a vlejnë mandatet e të zgjedhurve që lëshon KQZ?

Gjykata e rrethit, për të qenë e drejtë do të duhet të bëjë vlerësimet e saj në lidhje me rregullshmërinë e procesit zgjedhor, natyrisht brenda kompetencave që ka.

E theksoj këtë të fundit sepse, gjykata e rrethit nuk është as Kolegji Zgjedhor dhe as Gjykata Kushtetuese.

Pra, e thënë më thjeshtë, gjykata e rrethit gjyqësor nuk mund të analizojë dhe vendosë mbi ligjshmërinë e rregjistrimit të kandidarëve apo partive, mbi ligjshmërinë e fletëve të votimit dhe as mbi ligjshmërinë e procesit të votimit.

Këro janë çështje që i shqyrton dhe vendos Kolegji Zgjedhor.

Unë mendoj se ky Kolegj Zgjedhor nuk i ka zgjidhur drejt disa çështje, si psh rregjistrimin e paligjshëm të Bindjes Demokratike, apo mospranimim e ndërtimit të komisioneve të ballancuara.

Por në fund të ditës kjo është kompetencë e këtij Kolegji. Dhe me këto çështje nuk mund të merret më një gjykatë tjetër, aq më pak një gjykatë rrethi gjyqësor.

Por, votimet e 30 qershorit kanë një pikpyetje juridike shumë të madhe. Kjo pikpyetje vihet pas kryepyetjes, a mund të kemi zgjedhje të ligjshme jashtë datës që ka caktuar Presidenti i Republikës???

Pra ka një situatë të.rëndë juridike që kërkon sqarim, përpara se gjykatat e rretheve të bëjnë verifikimet e të zgjedhurve.

Çfarë verifikimi do të bëjnë këto gjykata, kur legjitimiteti i zgjedhjeve është në pikpyetje?!

Nga ç’zgjedhje kanë dalë këta fitues, kur data e zgjedhjeve nuk ishte 30 qershori?

Këto janë pyetjet që shtrohen para gjykatave të rretheve sot, pavarësisht debati politik pozitë-opozitë.

Në këto kushte, kur gjykata e rrethit i ka kompetencat e rrudhura, në kuptimin që nuk është kompetente për të gjykuar as elementët e proçesit të votimit (sepse i gjykon Kolegji), as kompetencën për të gjykuar ligjshmërinë e dekretit të Presidentit, çmoj se më e drejtë do ishte:

Pezullimi i proceseve gjyqsore të verifikimit të mandateve deri sa të vendosë Gjykata Kushtetuese se cila është data e zgjedhjeve.

Kjo do ishte zgjidhja më e drejtë, më e paanëshme dhe më korrekte nga pikpamja ligjore.

E përsëris, gjykata e rrethit nuk merr dot vendime në kushtet kur çështja e datës së zgjedhjeve është ligjërisht e pa zgjidhur.

Ndaj pezullimi dhe referimi i çështjeve në Gjykatën Kushtetuese është e vetmja rrugë.

Të tjerat janë shpikje pa sens dhe burim precedentësh të rrezikshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY