Vetëvritet një burrë në Selenicë, e gjejnë të varur në oborrin e...

Vetëvritet një burrë në Selenicë, e gjejnë të varur në oborrin e shtëpisë

286
0
Shares

Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur po në zonën e Vlorës. Pas shperthimit të bombolës, ku mbeti e plagosur pronarja e shtepise, në Selenicë raportohet për një viktimë.

Policia e Vlorës njofton se në Selenicë është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari S. N. Sipas uniformave blu, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Informacion paraprak

Më datë 17.07.2019, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY