Qokat partiake të kryebashkiakut që u zgjodh në votimet monopartiake të 30...

Qokat partiake të kryebashkiakut që u zgjodh në votimet monopartiake të 30 qershorit nuk duhet të jenë barrë për xhepat e qytetarëve të Tiranës

69
0
Shares

Departamenti antikorrupsion ne PD ka denoncuar sot nje afere te dyshuar antiligjore dhe korruptive ne bashkine e Tiranes. Sipas nje postimi te ketij departamentu qe drejtohwt nga Lealba Pelinku behet fjale per nje tender rreth 100 milione lekesh.

Postimi i PD

Aferes korruptive të inceneratorëve, ku Klodian Zoto (më saktë kush fshihet pas tij) do të marrë 178 mln euro, 60 mln nga te cilat i janë dhënë deri më sot pa asnjë punë të kryer, e ku kompania që ai ka në zotërim po merr pagesa nga Bashkia e Tiranës, duke tarifuar dyfish për mbetjet e krijuara nga çdo kompani private apo nga shtetit, Erion Veliaj ka vendosur t’i japë të njëjtit biznesmen një tender prej 100 mln lekësh.

Qokat partiake të kryebashkiakut që u zgjodh në votimet monopartiake të 30 qershorit nuk duhet të jenë barrë për xhepat e qytetarëve të Tiranës. Buxheti i Tiranës duket se është arka nga ku Zoto dhe ata që qendrojnë pas tij fusin dorën sa herë kanë nevojë për parà.

Tenderi i 3 korrikut 2019, që iu dhurua kompanisë së Zotos është provë se përse kjo mazhorancë luftoi për zgjedhje moniste dhe jo zgjedhje demokratike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY