“Humbasin dokumentat, shtyhet gjyqi”, Tahiri revoltohet: Shumë banale! Republika ka rënë

“Humbasin dokumentat, shtyhet gjyqi”, Tahiri revoltohet: Shumë banale! Republika ka rënë

66
0
Shares

Gjykata për Krime të Rënda ka shtyrë seancën ndaj Saimir Tahirit pasi në dosje mungonte përkthimi i dëshmive të të pandehurve Moisi Habilaj dhe Nezar Seiti.

Gjatë seancë, ish ministri kërkoi që seanca e sotme të mos shtyhej ndërsa tha se hiqte dorë nga këto dëshmi që ishin në favor të tij dhe gjykimi të vazhdonte. Sipas avokatit të Tahirit, këto dokumente ishin përkthyer dhe nuk është e vërtetë që nuk janë përkthyer, ndërsa citoi korrespondencën e Ministrisë së Drejtësisë me Prokurorinë.

Në një komunikatë me mediat Tahiri është shprehur i ashpër për seriozitetin e Prokurorisë, ndërsa shton se është e papranueshme që arsyeja të jetë “humbja e letrave”, ndërsa shton me ironi se dhe një çerdhe është më e organizuar.

Nuk dua ta di nëse është e qëllimshme apo gabim njerëzor, por kjo është qesharake. Nëse është e qëllimshme, është shumë banale.

Shpresoj të jetë mungesë vëmendje. Unë heq dorë nga disa dëshmi që janë në favorin tim, por mjafton të mos shtyhet më. Procedim penal që nisi me kërkesë për arrestimin tim dhe sot letrat janë zhdukur, kjo është qesharake.

Nuk ndodh as në dyqanin me të rëndomtë, e jo më në prokurorinë e Krimeve të Rënda. Është tepër i shtyrë gjyqi për herë të tretë, qesharake, poshtëruese për drejtësinë… Nëse letrat humbin në këtë mënyrë, Republika ka rënë”, u shpreh Tahiri.

Në maj të vitit 2018 Tahiri dorëzoi dhe mandatin e deputetit dhe u vu në dispozicion të drejtësisë. Pas kësaj organi i akuzës kërkoi sërish arrestimin e tij, por Gjykata vendosi që ta linte vetëm në masën “arrest shtëpie”. Prokuroria ka kërkuar disa herë arrestimin e tij, por Gjykata nuk ka pranuar pasi nuk ka qenë e bindur nga provat e dorëzuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY