“Po me Arbenin ç’patën?”, Duka: Pas Presidentit, e kishte ai radhën për...

“Po me Arbenin ç’patën?”, Duka: Pas Presidentit, e kishte ai radhën për t’u shpallur armik publik

55
0
Shares

Kreu i PAA-së, Agron Duka e konsideron qesharake dhe paradoksale shkarkimin e Arben Malajt.

Së fundmi, aleati i Bashës ka reaguar përmes një statusi në facebook pas kërkesës së PS për shkarkimin e Arben Malajt nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë. Duka shkruan se pas Presidentit, radhën për t’u shpallur armik publik e ka Arben Malaj.

Pas Presidentit, radhën për t’u shpallur armik publik e ka Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Si në rastin e Presidentit, vetë e kandiduan, vetë e votuan dhe vetë po kërkojnë ta shkarkojnë. Lind pyetja: Po me Arbenin ç’patën?

Pretendimi se Malaj ka kryer ‘shkelje të rënda të etikës’, pasi ka nënvizuar problematikat e shumta të kësaj mazhorance, është paradoksale dhe qesharake. Sidomos kur këto akuza ngrihen nga një shumicë e përgjuar duke shkelur me këmbë lirinë e votës. Mendimi ndryshe është një virtyt dhe jo një shqetësim për një shoqëri demokratike. Duhet inkurajuar dhe jo ndëshkuar!”- shkruan Duka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY