“Malaj politikan pa kompromise”, ish-ministri flet për shkarkimin: Nuk u pajtua me...

“Malaj politikan pa kompromise”, ish-ministri flet për shkarkimin: Nuk u pajtua me bandën që qeveris…

51
0
Shares

Shume personazhe, njerëz të njohur kanë reaguar pas kërkesës së socialistëve për të shkarkuar Arben Malajn.

Këtyre reagimeve kundër ketij vendimi, u eshte bashkuar dhe ish-ministri Ylli Manjani. Duke vlerësuar figurën e Malajt, Manjani shkruan se ligjërisht ate nuk e shkarkojne dot.

Arben Malaj është një qytetar i denjë dhe profesionist i zoti. Ka kontribuar në politikë vetëm mbi parime.Beni futet tek politikanët që nuk bëjnë kompromise politike në kurriz të profesionalizmit dhe qytetarisë.

Nuk ka bërë kompromise kur ishte pranë qypit me mjaltë të qeverisë, jo më sot që ofrohet vetëm qypi me mut.

Jam 1000% i bindur që Beni është në anën e të drejtës dhe se ato probleme që Ai ngre janë shqetësime reale të tregut financiar e bankar në këtë vend.  Treg gjithsesi i deformuar rëndë nga presioni i informalitetit që buron nga krimi i organizuar.

Ligjërisht Arben Malaj nuk mund të shkarkohet pse kritikon Kryetarin e Bashkisë e as pse nuk pranon zbatimin e urdhërave të politikë që jepen me SMS.

Banditërisht po, mund shkarkohet si të gjithë të tjerët që nuk pajtohen me bandën që qeveris”,-përfundon Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY