Opozia nuk ka pushime, Basha nis me aksionin, kë pritet të takojë...

Opozia nuk ka pushime, Basha nis me aksionin, kë pritet të takojë sot

69
0
Shares

Kreu i PD-së Lulzim Basha nis sot turin e takimeve me qytetarët dhe strukturat e partisë në qarqet e vendit. Ditën e sotme Basha do të zhvillojë një takim me banorët dhe strukturat e PD-së në Koplik në orën 18:00. Lajmi është dhënë nga kryetari i PD në Malësinë e Madhe Anton Kokaj.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e hënë dt.15.07.2019 takim në Koplik, ora 18:00 me strukturat dhe qytetarët e prekur nga kjo krizë politike e ardhur nga Kryeministri që me vendimet e tij vetëm zgjat më shumë duart në xhepat e qytetarëve dhe po na varfëron dita ditës.

Takim për të diskutuar gjendjen pas 30 qershorit dhe vazhdimin e aksionit politik të opozitës për betejën tonë të përbashkët, ndryshimin e madh.

Jemi në hapat e duhur për të sjellë këtë ndryshim, për të treguar që nuk jemi populli që pranojmë dhe mbështesim partinë personale dhe regjimin e Edi Ramës’, bën të ditur kryetari i PD në Malësinë e Madhe Anton Kokaj.

Por takimet do të vijojnë. Në orën 19:00 kreu i PD-së do të zhvillojnë edhe një takim në Shkodër. Ndërsa në 20:00 do mbledhë strukturat e PD-së dhe qytetarët në Vaun e Dejës.

Tre ditë më parë kreu i demokratëve në mbledhjen me strukturat e partisë theksoi se s’ka ulje në tavolinë me Ramën dhe do vijojnë me protestat. Sipas tij në selinë blu gjatë verës nuk do të ketë pushime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY