DETAJE TE REJA/Tragjedia në kanionin e Holtës,mbytet 25-vjeçarja, 2 të tjerë të zhdukur

Ndaje

Një tragjedi ka ndodhur sot në kanionet e Holtës. Një vajzë 25-vjeçare, pjesë e një grupi turistësh shqiptarë është gjetur e mbytur në orët e pasdites pasi ishte konsideruar e zhdukur. Nuk dihet edne identiteti i vazos së re përveçse ishte me origjinë nga Puka.

Në kërkim janë edhe 2 persona të tjerë, një djalë rreth të 25-ave dhe një burrë rreth 50 vjeç. Ata ishin pjesë e një turi me 15 persona, por nuk dihet si janë ndarë nga të tjerët. Në rrezik ishin edhe 4 fëmijë që janë shpëtuar nga forcat e emergjencave civile. Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako tha për Report Tv se shkak është bërë rritja e menjëheshme e nivelit të ujit.

“Për shkak të shirave ka prurje të shumta, janë kushtëzuar disa banorë, kanë ndërhyrë forcat duke shpëtuar 4 prej tyre, mbeten për t’u kontaktuar një djalë dhe një burrë rreth të 50-ave. Po presim informacion nga momenti në moment, jemi në gatishmëri të plotë, ka shkuar edhe RENEA që ka grup të specializuar. Ka vështirësi për shkak të rritjes së prurjes së ujërave dhe terrenit të thyer, por jemi në ndjekje të operacionit, por nuk ka fëmijë që kanë nevojë për ndihmë” – tha ai.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje