Nuk pritej! Luana Vjollca nominohet si artistja më e mirë shqiptare në...

Nuk pritej! Luana Vjollca nominohet si artistja më e mirë shqiptare në eventin e madh në New York

95
0
Shares

Pas disa prej këngëve më të fundit të saj, të cilat kanë rezultuar të suksesshme, Luana Vjollca ka ndarë me publikun një lajm shumë të bukur dhe të rëndësishëm për karrierën e saj.

Këtë vit, për herë të parë në New York do të zhvillohet eventi “Dolce Vita Awards 2019”. Ky event bën bashkë artistët nga mbarë bota të cilët përfaqësojnë vendin e tyre.

Nga vendi ynë është përzgjedhur pikërisht Luana Vjollca me këngën e saj më të fundit në bashkëpunim me grupin TNT “Moj bjondinë me sytë e zi”. Ajo është nominuar si “Interpemtimi më i mirë shqiptar” dhe gjasat për të rrëmbyer një çmim janë jo të vogla.

Në këtë event janë nominuar emra të njohur botërorë si: Faydee, Cardi B, Willy William e shumë emra të tjerë do të publikohen në ditët në vijim. “Dolce Vita Awards” do të mbahet më 10 nëntor në “zemër” të New York.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY