Ish-kreu i KQZ:30 qershori nuk ishte proces për t’u krenuar

Ish-kreu i KQZ:30 qershori nuk ishte proces për t’u krenuar

30
0
Shares

Ish-kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, e ka konsideruar 30 qershorin si një proces të ligjshëm nga pikëpamja formale juridike, por duke theksuar se këto zgjedhje vendore nuk ishin për t’u krenuar.

I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në televizionin informativ Neës 24, Celibashi komentoi edhe raportin paraprak të OSBE/ODIHR, që e cilësoi si “fotografim” të aktualitetit politik në Shqipëri.

“Votimet nëse do përdorim një koncept matematikor janë një bashkësi më e madhe që përfshin edhe zgjedhjet, sepse procesi zgjedhor zhvillohet nëpërmjet procesit të votimit në çdo rast.

Por tej kësaj, bëj pjesë në grupin e atyre qoftë juristë por edhe të tjerë që e kanë parë 30 qershorin si një proces të ligjshëm të paktën nga pikëpamja formale juridike… ODIHR është një institucion i besueshëm për të gjithë spektrin politik dhe opinionin publik shqiptar.

Raporti është realist e ka fotografuar shumë mirë situatën në Shqipëri. Këto nuk janë zgjedhje për të cilat ne duhet të krenohemi dhe të themi që këto ishin zgjedhjet që i japin një notë pozivite procesit zgjedhor apo në përgjithësi procesit të integrimit.” – u shpreh Celibashi ndërsa pohoi se kishte votuar më 30 qershor.

Përsa u përket kritikave ndaj KQZ-së në gjetjet e prezantuara nga shefja e misionit të vëzhgimit të ODIHR, Audrey Glover, Celibashi komentoi se presioni dhe konfliktualiteti politik, kanë patur ndikimin në veprimtarinë e organit zgjedhor.

“Duhet të pranojmë që situata në të cilën u zhvillua ky proces ishte më keq se normalja, dhe për KQZ do të ishte në çdo rast një situatë të tillë shumë e vështirë që procesi zgjedhor të administrohej në ato standarde të cilat do ta bënin këtë proces të pranuar nga të gjitha palët dhe për vëzhguesit ndërkombëtar.

Presioni politik dhe konfliktualiteti politik ka patur ndikimin e vet në veprimtarinë e KQZ-së dhe KQZ-ja ata janë njerëz që jetojnë mes nesh edhe mund të ndikohen nga opinionet e gjithësecilit prej nesh ashtu edhe nga politika, nuk e shmang dot.”- tha Celibashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY