DETAJE/Kërcënime dhe dhunë ndaj gruas, parandalohet krimi në Mirditë

DETAJE/Kërcënime dhe dhunë ndaj gruas, parandalohet krimi në Mirditë

80
0
Shares

Një burrë 46 vjeç në Mirditë u arrestua nga policia, pasi kërcënoi gruan e tij se do ta vriste. A.SH. kishte armë dhe municione, kallashnikov dhe municion luftarak në shtëpi, të cilat iu sekustruan nga Policia.

46-vjeçarii ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij në prani të fëmijëve. Gruaja, ka njoftuar policinë pas dhunës sistematike nga bashkëshorti i saj, dhunë fizike dhe psikologjike.

Burri kërcënonte se do ta vriste gruan, skena të dhunshme në prani të fëmijëve të cilët janë terrorizuar nga dhunë e vazhdueshme.

Shërbimet e Policisë shkuan në  banesën e A.SH, ku gjatë  kontrollit gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi fishekësh luftarak

AI do të hetohet nga Prokuroria e Lezhës për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY