DETAJE/I bënin shantazh me foto intime një femre, pranga dy burrave në...

DETAJE/I bënin shantazh me foto intime një femre, pranga dy burrave në Fier

90
0
Shares

Dy burra, njëri 44 dhe tjetri 46 vjeç kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi shantazhonin përmes fotove intime një grua.

Sipas policisë, të dy burrat banues në Cakran të Fierit, i kërkonin para dhe favore seksuale një shtetaseje, ndryshe do t’i publikonin disa foto me përmbajtje intime.

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë  Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit,  zhvilluan operacionin policor “Koshovica”, duke  e finalizuar me arrestimin në  flagrancë të shtetasve:

G.M, 44 vjeç, banues në Cakran.

J.Sh, 46 vjeç, banues në Cakran.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë shantazhuar  dhe kërcënuar një shtetase,  duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, shtetasit e sipërpërmendur kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë”,-sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY