Thellohet tragjedia në Korçë, ndërron jetë dhe vëllai i emigrantit që u...

Thellohet tragjedia në Korçë, ndërron jetë dhe vëllai i emigrantit që u vra

701
0
Shares

Tragjedisë në Korçë i është shtur dhe një tjetër viktimë, vetëm dy ditë pas ngjarjes së rëndë. Mësohet se ka humbur jetën vëllai i Gramoz Nakos, i cili u vra  më parë nga kunati i tij. Ky i fundit i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri.

Mesohet se vellai i viktimes vuante nga nje semundje e rende, ndersa situata e fundit e traumatizoi me shume.

Gramoz Nako, emigrant në SHBA, është vrarë nga kunati i Serefedin Zenellari, me një breshëri plumbash. Sherri nisi midis tyre pasi në banesën e Nakos, kunati grabiti 13 mijë euro.

Ky i fundit është vetëvrarë me armën e krimit sapo policia ka mbërritur në banesë për ta arrestuar. Zenellari është mbyllur në banesë duke i dhënë fund jetës me të njëjtën armë me të cilën një natë më parë vrau kunatin e tij.

Sipas policisë 71-vjeçari jetonte i vetëm në banesë. Ai ishte babai i dy fëmijëve ndërkohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij.

Mësohet se para vrasjes ka pasur një përleshje mes viktimës dhe 71-vjeçarit, pasi në kanatjeren e Zenellarit  janë gjetur shenja të grisurash. Nako është babai i dy fëmijëve dhe prej vitesh kishte jetuar në SHBA, ndërsa ishte kthyer në vendlindje pasi vëllai i tij ishte i sëmurë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY