Taksa e re mbi naftën, ish-deputeti: Ja si Rama po mashtron qytetarët...

Taksa e re mbi naftën, ish-deputeti: Ja si Rama po mashtron qytetarët me lojëra fjalësh

100
0
Shares

Ka disa orë që kanë ndezur debatet dhe reagimet e forta pas informacionit se qeveria ka ndryshuar taksën për naftën, duke shtuar disa tarifa të tjera, të cilat synojnë vetëm rritje të taksave.

Pjesë e këtyre reagimeve është dhe ish-deputeti Agron Shehaj, i cili në rrjetet sociale shkruan se kemi të bëjmë me taksën e radhës e cila nuk ka qëllim rritjen e cilësisë së jetës, por të pasurimit të oligarkëve.

Qeveria mashtron qytetarët duke mohuar taksën e re mbi naftën.Ligji i ri parashikon shprehimisht që burimi financiar i agjencisë mbi menaxhimin e rezervave të naftës do të jetë: “Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që shiten në Republikën e Shqipërisë..”
dhe “Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, vendos tarifat e përmendura në pikën 1.1..”

Rama bën lojra fjalësh. Edhe taksën prej 5 eurosh të Rrugës së Kombit e quajti tarifë por pak rëndësi ka si e quan.

E vërteta është që kemi të bëjmë me taksën e radhës për shërbime të panevojshme, që nuk ka për qëllim rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve por vetëm një mënyrë të re për të pasuruar veten dhe miqtë e tij oligarkë në kurriz të popullit me të varfër në Europë”,-shkruan Shehaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY