Projektligji për median online/Reagon Soreca

Projektligji për median online/Reagon Soreca

42
0
Shares

Delegacioni i BE-së në Tiranë dhe Komisioni Evropian, kanë shqyrtuar projektligjin për median online, të quajtur ndryshe “paketa antishpifje”, të hartuar dhe të miratuar nga qeveria shqiptare dhe po përgatisin komentet e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca, i cili në një prononcim për Radio Televizionin Shqiptar (RTSH) ka theksuar se “presim që qeveria të shqyrtojë komentet tona”. “Ne e dimë që Këshilli i Ministrave ka miratuar një projektligj të medias.

Si delegacioni i BE-së ashtu edhe Komisioni Europian kanë përgatitur opinionin e tyre në lidhje me këtë dhe kjo ka ndodhur në fakt në pranverën e këtij viti.”- tha Soreca për RTSH-në.
Ambasadori theksoi rëndësinë e projektligjit në fjalë, i cili pritet të kalojë në Kuvend në muajin shtator.

“Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, ne po përgatisim komentet tona, të cilat do t’ia dorëzojmë qeverisë dhe jemi të sigurt që qeveria më pas do t’i marrë ato në shqyrtim me vëmendjen dhe kujdesin që ato meritojnë” nënvizoi Soreca.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY