Ish-drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare pas lirimit nga detyra, shpjegon vendimin e saj

Ish-drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare pas lirimit nga detyra, shpjegon vendimin e saj

80
0
Shares

Ish-drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani, ka reaguar për lirimin e saj nga detyra ditën e djeshme me anë të nje Vendimi të Këshillit të Ministrave, me propozim të Minitrisë së Kulturës.

Asllani shpjegon se largimi nga detyra ka qenë vendim i saji, motivuar nga zgjedhja për t’iu rikthyer jetës akademike pas një shkëputjeje 5-vjeçare.

Reagimi i plotë:
Persida Asllani, ka kërkuar lirimin nga detyra e drejtores së Bibliotekës Kombëtare për arsye të vendimit të saj për t’u rikthyer në karrierën universitare, në përfundim të afatit ligjor që parashikon Ligji i Arsimi të Lartë dhe aktet e tij nënligjore për mundësinë e ruajtjes së vendit të punës në Institucionet e Arsimit të Lartë, për një periudhë maksimale prej 5 vjetësh dhe pa mundësi përsëritjeje.

Karriera e saj universitare ka zënë fill në vitin 1995 ne Universitetin e Tiranës, me emërimin si pedagoge në Departamentin e Letërsisë, dhe e vetmja shkëputje prej saj ndodhi para 5 vjetësh kur iu besua drejtimi i Bibliotekës Kombëtare, detyrë që e pranoi me shumë nderim e përkushtim, në shërbim të këtij Institucioni si dhe të Rrjetit Kombëtar të bibliotekave dhe të jetës së librit në përgjithësi në Shqipëri dhe më gjerë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY