FOTO/Ndërron jetë aktorja e njohur shqiptare

Ndaje

Një lajm i hidhur vjen nga kinematografia shqiptare. Aktorja e njohur shqiptare Valentina Caci ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur një tjetër aktore e njohur nga Korça, Zamira Kita, nëpërmjet një publikimi në profilin personal të saj të Facebook. Në këtë postim, Zamira ka theksuar se kujtimi i saj dhe rolet e saj në filma do të jenë të paharruara përgjithmonë.

Valentina Caci lindi në qytetit e Korçës më 2 mars të vitit 1936. Në lëvizjen artistike që shpërtheu që ne muajt e parë të paraçlirimit u aktivizua në grupet teatrale amatore, ku dhe u dallua si aktore amatore me perspektivë për skenën korçare.

Ishin këto të dhëna, për këtë amatore, që ra në sy të Dhimitër Trajçes, që e afroi në grupin e teatrit të ngritur pranë Pallatit të Kulturës së qytetit.

Aty, një vit mbas krijimit të teatrit profesionist, mbështetur në talentin e saj të treguar në grupin amator, Valentina Caci emërohet aktore në trupën  teatrit profesionist. Regjisorët i besojnë role të rëndësishëm gjatë gjithë karrierës së saj në skenë.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje