Kur nis zyrtarisht vetingu në polici, ja sa zgjat faza e parë...

Kur nis zyrtarisht vetingu në polici, ja sa zgjat faza e parë me drejtuesit e lartë

53
0
Shares

Vettingu në Policinë e Shtetit pritet të fillojë javën e parë të gushtit me 245 drejtuesit e parë me funksione dhe grada të larta.

Ashtu si eshtë njoftuar, të parët para sitës së vettingut do të dalin drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu, e më pas me zv/drejtorja Aida Hajnaj, dhe më pas drejtorët e drejtorive në qendër.

Zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj ka informuar se faza e parë për 245 drejtuesit me funksione dhe grada të larta do zgjasë deri rreth 1 vit. Ligji parashikon që efektivët të cilët nuk do kalojnë vettingun nuk do kenë mundësi të rikthehen në radhët e bluve ndërsa vendet bosh do të mbushen me prurjet nga akademia e policisë.

Rreth 13 mijë efektivë policie pritet të kalojnë në filtrat e vettingut, proces që do të kryhet në pallatin e kongreseve, në sallat ku po kalojnë në sitë dhe njerëzit e drejtësisë. Vlerësimi në fazën e parë do të bëhet nga një Komisioni i jashtëm i përbërë prej 15 personash, që do të ndahen në tri grupe, ndërsa faza e dytë dhe e tretë do të zhvillohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY