FOTO/Meta fatsjellës për skuadrën skoceze, shikoni çfarë bëjnë tifozët pas takimit në...

FOTO/Meta fatsjellës për skuadrën skoceze, shikoni çfarë bëjnë tifozët pas takimit në Sarajevë

55
0
Shares

Presidenti Ilir Meta i ka sjellë fat ekipit të njohur skocez ne ndeshjen e tij të parë për Champions League. Ka qene një foto e shkrepur mes tifozësh skocezë, e cila eshte cilesuar se i solli Celtic fitoren.

Skuadra e famshme skoceze mori një fitore në transfertën e Sarajevës me rezultatin 3-1 dhe pas triumfit të shumtë kanë qenë tifozët skocezë të cilët kanë nxituar të falënderojnë Presidentin Meta në “Twitter”.

https://twitter.com/i/status/1148647342842810368

Në postimin në fjalë vihet re një numër i madh pëlqimesh (1111 deri tani) dhe shpërndarje të videos (200 deri tani), që aktualisht ka rreth 30 mijë shikime. Madje, ka pasur edhe një rritje të ndjekësve të Metës në “Twitter”. Kuptohet që pjesa dërrmuese e këtyre reagimeve vinin nga Skocia.

Gjithashtu edhe media zyrtare e klubit skocez të Celtic-ut i ka bërë jehonë ngjarjes së ditës së djeshme ku Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ndarë disa momente argëtuese me tifozët e Celtic të cilët kishin udhëtuar në Bosnjë për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY