Meta vlerëson punën e politikanes shqiptare,si dhe arritjet e saj në detyrën...

Meta vlerëson punën e politikanes shqiptare,si dhe arritjet e saj në detyrën rajonale

50
0
Shares

Gjatë qëndrimit në Bosnje Hercegovinë, Presidenti Ilir Meta ka takuar Majlinda Bregun, e cila aktualisht drejton organizatën e Këshillit për Bashkëpunimit Rajonal.

Kreu i shtetit vlerësoi punën e politikanes shqiptare, ndërsa tha se Bregu po përshpejton intergimin e vendeve drejt familjes së madhe të Bashkimit Evropian.

“Kënaqësi të jem Presidenti i parë shqiptar🇦🇱 që vizitoj selinë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal në Sarajevë, e njëkohësisht të bisedoj me shqiptaren e parë në krye të kësaj organizate të rëndësishme znj.Majlinda Bregu, e cila po bën një punë të shkëlqyer për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe përshpëjtimin e proceseve integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor”- shkruan Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY