DETAJET/Dyshohet se ekzekutoi kunatin, 71-vjeçari vret veten para policisë

DETAJET/Dyshohet se ekzekutoi kunatin, 71-vjeçari vret veten para policisë

74
0
Shares

Ngjarjet e rënda të ndodhur brenda pak orësh në Korçë janë zbardhur nga policia mëngjesin e sotëm.

Sipas informacioneve zyrtare, vetëvrasja e kunatit të viktimës së djeshme, lidhet me vrasjen e këti të fundit. Sefedin Zenellari do të pyetej si dëshmitar për vrasjen e Gramos Nakos, mbrëmjen e djeshme.

Në momentin kur blutë kanë kërkuar shoqerimin e tij si i dyshuar kryesor, ai eshtë mbyllur në dhomë ku i ka dhënë fund jetës.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 7, ku u gjet i vrarë me armë zjarri tip pistoletë, shtetasi G.N, 57 vjeç informojmë se:

Autori i dyshuar i kësaj ngjarje është kunati i tij shtetasi S.Z, 71 vjeç, banues në Korçë, i cili mëngjesin e sotëm në momentin kur shërbimet e Policisë kanë shkuar për ta shoqëruar në Komisariat, është vetvrarë me armë zjarri tip pistoletë, në banesën e tij ku jetonte i vetëm.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY