“Nuk na mposhtin arrestimet politike”, ish-deputetja: Shkodra do jetë më shumë se kurrë në protestë

Ndaje

Ish-deputetja Izmira Ulqinaku ka treguar se shkodranët do të mbështetin protestën e sotme në  orën 20:00.

Nëpermjet një postimi në rrjetet sociale, Ulqinaku tregon se do të jetë uragan ai që do të vijë nga Shkodra, duke kujtuar dhe burgimet dhe arrestimet politike sipas saj, në këtë zonë, të cilat i kanë irrituar qytetarët shkodranë.

Sot shkodranët, në ora 20:00, do të jenë para Kryeministrisë për të kërkuar largimin e Ramës!

Sot do të jemi më shumë se kurrë për t’i treguar të gjithëve se nuk na mposhtin as arrestimet politike e as votimet farsë me një kandidat.

Me 30 Qershor edhe pse i vetëm në garë, përsëri vodhi vota. Këtë herë u bënë bashkë vesi dhe nevoja e mbushjes së kutive (ngaqë shqiptarët nuk shkuan në votime).

Korrupsioni në nivele të frikshme, kriminaliteti, varfëria, shkalla e lartë e papunësisë, eksodi masiv i të rinjve nga Shqipëria, borxhi i lartë publik, projekte të papranueshme dhe qartësisht korruptive të PPP-ve, na bëjnë të qartë se në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës, Shqipëria ka bërë vetëm hapa pas.

Së bashku këto muaj kemi treguar se nuk do të pajtohemi asnjëherë me një situatë të tillë.

Ka kohë që pakënaqësia është kthyer në urrejtje për Ramën dhe dhuna e represioni, vazhdojnë ta ushqejnë e rrisin këtë pakënaqësi tek shqiptarët çdo ditë e më shumë.Prandaj sot uragani i protestuesve nga Qarku i Shkodrës do të jetë si kurrë më parë!

#ramaik #pershqiperinesieuropa”,-shkruan ish-deputetja.

loading...
Loading...

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

Leni një përgjigje