FOTO/Luana Vjollca me bashkëpunim ndërkombëtar, zbulohet projekti me këngëtarin e njohur

FOTO/Luana Vjollca me bashkëpunim ndërkombëtar, zbulohet projekti me këngëtarin e njohur

252
0
Shares

Ishte fillimisht një koment i Marina Vjollcës ai që solli dyshimet se Luana Vjollca do të njihej ndërkombëtarisht.

Të gjithë filluan të aludojnë se këngëtarja bashkëpunimin e radhës do ta kishte me një artist të huaj dhe të njohur kudo.

Në fakt, është e vërtetë.Bashkëpunimeve të shumta të bukuroshes me emra të njohur të muzikës shqiptare po i shtohet edhe një tjetër.

Sipas burimeve të GazetësExpress, Luana Vjollca po vjen në bashkëpunim me artistin e njohur australian Faydee. Këngëtari momentalisht po qëndron në Kosovë, ku ka ardhur për realizimin e projektit në bashkëpunim me Luanën.

Xhirimet do të bëhen në Kosovë dhe pritet të përfundohen brenda pak ditëve. Ky projekt shënon një sukses të jashtëzakonshëm për artisten shqiptare pasi Faydee është emër mjaft i njohur edhe në Kosovë, madje numëron një numër të madh të fansave tek ne.

Ai është ylli i këngëve “Can’t let go”, “Habibi, i need your love”, “Maria”, “Love in Dubai”, që kanë qenë hite edhe tek publiku shqiptar

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY